Apel për Votim në Zgjedhjet Parlamentare në Serbi nga Lidhja e Partive Politike në Luginën e Preshevës
Vetëm dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Serbi, udhëheqësit politikë të Luginës së Preshevës, të bashkuar në një listë të vetme, kanë bërë thirrje për qytetarët që të angazhohen në votim. “Shtruarja edhe më tejshme e kërkesave tona, që janë një vazhdimësi e kërkesave që nga 2001, 2009, 2013, 2022, në raport me qeverinë e re, në raport me ndërkombëtarët dhe sidomos në proces të lobimit për të drejtat e shqiptarëve, janë ato fusha të cilat do të orientohemi dhe do të organizohemi të punojmë si deputetë të nesërm, pra, në parlament,” ka deklaruar Shapi Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik. “Këtë herë më në fund jemi bërë bashkë pas 6 viteve, edhe unë me padyshim… me shumë bindje besoj dhe shpresoj se këtë herë mund të arrijmë prapë të tretin në parlamentin e Republikës së Serbisë,” ka shtuar Visar Mehmeti, kryetar i Alternativës për Ndryshim. “Shqiptarët kërkojnë të drejtat e veta në këtë pjesë dhe orientimi politik është që bashkë me Kosovën, Shqipërinë dhe faktorin kombëtar të përcjellin një mesazh për shqiptarët e Luginës së Preshevës që më 25 dhjetor të dalin masovikisht dhe të votojnë për Koalicionin Shqiptar me numër 17,” ka thënë Shqiprim Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik.
Edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka shprehur se me përbashkimin e listës së partive politike, pritet të rritet numri i deputetëve shqiptarë në Serbi, duke dhënë një mundësi më të madhe për sensibilizimin e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe jo vetëm në parlamentin e Serbisë.
Ndërkohë, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka apeluar gjithashtu për qytetarët që të dalin masivisht në zgjedhje.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

