Administrata e presidentit Donald Trump iu drejtua gjykatës, duke kërkuar të mos certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit për Senatin në Alaskë, në rast se kandidati republikan humbet.
Ata pretendojnë se ekziston “konfuzion” për shkak të emrit të një kandidati tjetër.
Padia është paraqitur në gjykatën federale në Anchorage, ku theksohet se Alaska “nuk do të përmbushë detyrimin e saj për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve” nëse certifikon “çdo rezultat zgjedhor të manipuluar për shkak të përfshirjes në fletën e votimit të Daniel J.
Sullivan”, një kandidat i pavarur me të njëjtin emër si senatori republikan Dan S.
Sullivan, i cili ka për qëllim të rizgjidhet.
Daniel J.
Sullivan, një ish-punonjës i Shërbimit Pyjor të SHBA-së dhe mësues i shkollës fillore, shpalli kandidaturën e tij më 29 maj, duke deklaruar se synon të zëvendësojë Dan S.
Sullivan dhe ta vendosë “Alaskën të parën”, sipas faqes së tij të internetit. “Dan Sullivan po kandidon kundër Dan Sullivan për vendin e Senatit të SHBA-së”, thuhet në të.
