BallinaShowbizMegyn Kelly nën kritikë për komentet ndaj Christina Applegate mbi sklerozën e...

Megyn Kelly nën kritikë për komentet ndaj Christina Applegate mbi sklerozën e shumëfishtë

- Advertisement -

Prezantuesja amerikane, Megyn Kelly, është ballafaquar me kritika nga disa figura të njohura, pas komenteve që bëri për aktoren Christina Applegate.

Ajo ka zbuluar se mjeku i saj i ka thënë se mund të mos vuajë nga skleroza e shumëfishtë (MS), pavarësisht se për një kohë të gjatë ka përjetuar simptoma të rënda.

Applegate, e cila është 54 vjeçe, e kishte bërë publike diagnozën në vitin 2021.

Në një episod të fundit të podkastit të saj, Messy, ajo tregoi se simptomat nuk janë përmirësuar dhe se tani ndihet sërish në pikën fillestare, pa e ditur se çfarë po ndodh me shëndetin e saj.

Duke komentuar këtë deklaratë në emisionin e saj, The Megyn Kelly Show, Kelly kritikoi mënyrën se si aktorja ka folur publikisht për sëmundjen, duke pretenduar se ajo i ka çorientuar ndjekësit.

Këto komente shkaktuan reagime të shumta në rrjetet sociale.

Ish-kolegja e Kelly-t në Fox News, Janice Dean, e cila vuan nga skleroza e shumëfishtë për më shumë se 20 vjet, e kritikoi ashpër prezantuesen dhe e quajti sjelljen e saj të papërshtatshme.

Dean shprehu mbështetje për Applegate, duke theksuar se diagnostikimi i kësaj sëmundjeje mund të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë.

Ndërkohë, komentatori Eric Bolling doli në mbrojtje të Kelly-t, duke i kërkuar Dean-it të mos e kthente mosmarrëveshjen personale në një përplasje publike.

Po ashtu, aktorja Melissa Gilbert reagoi duke i kërkuar Kelly-t të reflektonte mbi ndjenjat e atyre që përballen me një diagnozë shkatërruese dhe më pas mësojnë se mund të kenë qenë të gabuar.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments