Politik

Atmosferë Proteste para Kryeministrisë: Studentët dhe Rinia në Kërkim të Drejtësisë

Mbrëmja e së premtes kaloi e qetë para Kryeministrisë së Shqipërisë, ku rreth 100 të rinj u mblodhën në bulevard.

Ata qëndruan aty disa orë pa krijuar incidente me forcat e rendit, por mjaftueshëm për të tërhequr vëmendjen e medias dhe për të mbajtur në gatishmëri një numër policësh.

Thirrjet sporadike ishin kryesisht për organizimin e tubimit të kësaj të shtune, që sipas organizatorëve do të jetë një protestë kombëtare dhe pritet mbështetje e madhe nga diaspora.


- Advertisement -

Atmosfera gjatë orëve të para të ditës së 11 të protestës së studentëve ishte shumë ndryshe.

Nga universiteti Politeknik, ku nisi marshimi, pedagogët që iu bashkuan protestës bënë thirrje që edhe kolegët e tyre që janë ende në auditore t’i bashkohen kësaj proteste, duke theksuar se janë në krah të studentëve pa asnjë ngjyrim politik.

Marshimi i studentëve vazhdoi para Kryeministrisë, ku protestës iu bashkuan edhe studentët e mjekësisë.

Në emër të personelit mjekësor, u lexua një deklaratë në mbështetje të kësaj proteste.

Mes studentëve protestues ishte edhe Jon Sinoimeri, 20-vjeçari që sot u publikua nga Kryeministri Rama si një person me precedent penal në fushën e narkotikëve.

I riu mohoi këto pretendime, duke thënë se është student mjekësie dhe se akuzat janë për ta intimiduar.

Aktet e protestës më pas studentët i vijuan me tavolinat e dialogut të vendosura nga kryeministri.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -