Arteta kërkon efikasitet më të madh pas fitores minimale të Arsenalit ndaj Nottingham Forest
Arsenali ka arritur një fitore minimale prej 1-0 ndaj Nottingham Forestit, por trajneri Mikel Arteta ka kërkuar që skuadra e tij të jetë më efikase para portës kundërshtare.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 80-të, kur Noni Madueke shënoi pas një devijimi, duke siguruar tri pikë të rëndësishme për Arsenalin.
Pas ndeshjes, Arteta u shpreh i kënaqur me rezultatin, por theksoi se skuadra e tij duhej t’i shfrytëzonte më mirë rastet e krijuara. “Bëmë diçka që nuk e kishim bërë në dy sezonet e mëparshme, dhe kjo ishte ta fitonim ndeshjen”.
Ai pranoi se Arsenali kishte mundësi ta vendoste ndeshjen nën kontroll shumë më herët, por mungesa e konkretizimit bëri që gjithçka të mbetej e hapur deri në minutat e fundit. “E dinim se diferencat do të ishin të vogla, përveç nëse e hapnim ndeshjen shumë më herët, gjë që kishim dy mundësi ta bënim.
Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë besim fiton kundërshtari.
Në ato momente duhet të rrezikosh më shumë dhe ndeshja mund të marrë një drejtim tjetër”. “Folëm për këtë.
Duhej të ishim shumë të durueshëm, pa u frustruar.
Ishte e vështirë të krijonim raste të pastra kundër tyre, por duhet t’i shfrytëzojmë kur na jepet mundësia”, deklaroi ai.
Arteta zbuloi se Arsenali kishte edhe tri raste të tjera që duhej të përfundonin të paktën me goditje në kuadrat, ndërsa sipas tij, mundësitë ishin të tilla që duhej të shndërroheshin në gola. “Kishim edhe tri raste të tjera që duhej të përfundonin në kuadrat.
Madje, jo vetëm në kuadrat, por duhej të ishin gola.
Ky është dallimi – duhet të jesh klinik para portës.”

