Bota

Grabitja e Argjendarisë në Lion: Një Situatë e Menaxhuar Keq

Një argjendari në Lion të Francës ra pre e grabitësve gjatë trazirave të 17 tetorit.

Bashkëpronarja e biznesit, Marie Choquet, e ndoqi ngjarjen nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Ajo shpjegoi se kishte kontaktuar policinë për të kërkuar mbrojtjen e dyqanit, por sipas saj, autoritetet nuk ndërhynë për të parandaluar grabitjen. ‘Kur dëgjoj politikanët të thonë se është bërë gjithçka që ishte e mundur, e di se kjo nuk është e vërtetë’, tha ajo, duke shprehur zhgënjimin për mënyrën e menaxhimit të situatës.


- Advertisement -

Grabitësit arritën të merrnin stoli, një kasafortë dhe disa telefona iPhone.

Njëri prej telefonave të vjedhur u lokalizua më vonë në një dyqan në Vaulx-en-Velin, afër Lionit.

Megjithatë, Choquet tha se edhe pas njoftimit të policisë, nuk pati ndërhyrje.

Ajo informoi se sigurimi do t’i mbuloj dëmet, por fillimisht ajo dhe partneri i saj do të duhet të përballojnë shpenzimet për rindërtimin e argjendarisë Koumal Bijoux, që e kishin hapur shtatë vjet më parë.

Rasti ndodhi në një periudhë trazirash dhe protestash në Francë, të nxitura nga pakënaqësitë sociale dhe ekonomike.

Në disa qytete, protestat u shoqëruan me përleshje, djegie automjetesh dhe plaçkitje dyqanesh.

Pas ngjarjeve, autoritetet franceze u bënë thirrje platformave të shitjeve online që të largojnë njoftimet për mallra të dyshuara si të vjedhura, për të parandaluar rishitjen e tyre.


- Advertisement -