BallinaPolitikVjosa Osmani: Letra e Arlinda Zekajt është aktakuzë ndaj sistemit të drejtësisë

Vjosa Osmani: Letra e Arlinda Zekajt është aktakuzë ndaj sistemit të drejtësisë

- Advertisement -

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka komentuar një letër të Arlinda Zekajt drejtuar Gjykatës për caktimin e urdhrit mbrojtës, e cila u publikua sot, një javë pas vrasjes së saj nga ish-kunati, ku ajo kërkonte mbrojtjen e shtetit.

Osmani e quajti letrën e Arlindës një “aktakuzë e rëndë” ndaj sistemit. “Për ju është rutinë, për mua është jetë…”.

Kjo fjali, e shkruar nga Arlinda Zekaj në kërkim të ndihmës, është një aktakuzë e rëndë ndaj një sistemi që kishte detyrimin ta mbronte, por nuk arriti ta dëgjonte në kohë”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Osmani theksoi se “një grua e një nënë nuk duhet të ketë nevojë të lutet për të drejtën për të jetuar”. “Nuk duhet të ketë nevojë të përgjërohet që fëmijët e saj të jenë të sigurt.

Dhe mbi të gjitha, nuk duhet të ketë frikë se institucionet do të vonohen deri atëherë kur të jetë tepër vonë”, shtoi ajo. “Tepër vonë është edhe sistemi gjyqësor, i cili deri tani ka ndërmarrë ZERO masa ndaj gjyqtarëve që treguan neglizhencë”, përfundoi Osmani.

- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments