Ballist Morina, i njohur si simbol i patriotizmit shqiptar, ka takuar Erjon Vishkullin në spitalin ku ai po kurohet në Romë.
Vishkulli, që u plagos në sy gjatë protestës në Tiranë para 8 ditësh, iu nënshtrua një operacioni të rëndësishëm në Romë, pas transportit të tij urgjent me një avion charter, që u siguruar nga shteti shqiptar.
Gjatë vizitës, Morina i dhuroi Vishkullit një fanellë me flamurin që u ngrit mbi stadiumin e Partizanit në Beograd më 14 tetor 2014.
Në një pusullë bashkë me fanellën, ai shkruan: “Për autoktonin Erjon Vishkulli.
Rroftë shpirti i shqiptarit.
Përshëndetje fitores, Zoti është shqiptar.” Vishkulli ka pasur fatin të ruajë organin e syrit dhe tani ka filluar fazën e vështirë dhe të gjatë të rikuperimit të shikimit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
