Mungesa e qartësisë nga Uashingtoni dhe deklaratat kërcënuese nga Teherani kanë rritur shqetësimin në të gjithë Lindjen e Mesme.
Banorët po përpiqen të kuptojnë nëse konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara do të rifillojë. “Gjendja ka ndryshuar dukshëm”, tha për CNN një shtetase 36-vjeçare amerikane që jeton në Arabinë Saudite.
Ajo planifikon të largohet para zgjedhjeve të së martës në SHBA, pasi presidenti Donald Trump ka lënë të kuptohet se mund të rifillojnë luftimet.
