BallinaSportVedat Muriqi në radarët e Valencias: A do të largohet nga Fenerbahçe?

Vedat Muriqi në radarët e Valencias: A do të largohet nga Fenerbahçe?

- Advertisement -

Një lajm i papritur për të ardhmen e Vedat Muriqit është shfaqur në mediat turke, ku raportohet se sulmuesi kosovar mund të largohet nga Fenerbahçe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediumit spanjoll “Fichajes”, Valencia e ka përfshirë 32-vjeçarin në listën e kandidatëve për të forcuar repartin ofensiv dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të tij.

Klubi spanjoll synon të sjellë një qendërsulmues gjatë afatit kalimtar dimëror, ndërsa preferenca e tij është që transferimi të realizohet në formë huazimi.

Përveç Muriqit, në listën e Valencias ndodhen edhe dy emra të njohur të futbollit evropian, Artem Dovbyk dhe Richarlison.

Megjithatë, transferimi i sulmuesit kosovar nuk pritet të jetë i lehtë, pasi ai ka kontratë me Fenerbahçen deri më 30 qershor 2029.

- Advertisement -

Për këtë arsye, Valencia duhet të gjejë një formulë të përshtatshme financiare për të bindur klubin turk që ta lejojë largimin e tij.

Muriqi ka pasur një sezon pozitiv deri më tani, duke realizuar tetë gola dhe duke dhuruar dy asistime në 16 paraqitje zyrtare me fanellën e Fenerbahçes.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments