Dukagjini do të përballet me Gjilanin në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës.
Të dy skuadrat kanë si objektiv daljen në Evropë dhe po kërkojnë pikët e plota nga ky takim.
Skuadra nga Klina, që nuk ka arritur të fitojë në dy ndeshjet e fundit, është vendosur të kthehet në rrugën e duhur, ndërsa Gjilani synon të vazhdojë me rezultate pozitive.
Formacionet e skuadrave janë si në vijim: Dukagjini: Haxhihamza, Hugo, Sinani, Basri, Bytyqi, Dallku, Pefqeli, Salihu, Mërlaku, Isufi, Zulfiji Gjilani: Coric, Thaqi, Krivanjeva, Limani, Potoku, Boshnjaku, Namani, Rrahmani, Bajraktari, Bilalli, Tolaj.
