BallinaSportMalisheva dhe Feronikeli 74 ndajnë pikët në një ndeshje pa gola

Malisheva dhe Feronikeli 74 ndajnë pikët në një ndeshje pa gola

- Advertisement -

Malisheva dhe Feronikeli 74 kanë luajtur baras pa gola (0-0) në stadiumin “Liman Gegaj”, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra vendase e nisi më mirë takimin dhe arriti ta dërgonte topin në rrjetë që në minutat e para, por goli u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Malisheva vazhdoi të kërkonte golin e epërsisë dhe në minutën e 35-të fitoi mundësinë ideale për të kaluar në avantazh.

Sulmuesi Xhemail Ibishi u tregua i pasaktë nga pika e bardhë, pasi goditja e tij u ndal nga portieri i Feronikelit 74, Agron Kolaj.

Në pjesën e dytë, lideri i kampionatit tentoi të ndryshonte rrjedhën e takimit përmes disa zëvendësimeve, duke kërkuar më shumë forcë në fazën ofensive.

- Advertisement -

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Elon Berisha u mbrojt mirë dhe arriti t’i përballonte presionit të vendasve deri në vërshëllimën e fundit.

Kështu, të dyja skuadrat u detyruan të kënaqeshin me nga një pikë, në një ndeshje ku Malisheva pati rastin më të mirë për ta zhbllokuar rezultatin, por nuk arriti ta shfrytëzonte penalltinë.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments