BallinaSportFC Dinamo Ferizaj Ndërpret Bashkëpunimin me Trajnerin Leotrim Krasniqi

FC Dinamo Ferizaj Ndërpret Bashkëpunimin me Trajnerin Leotrim Krasniqi

- Advertisement -

FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndalë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie të rezultateve jo të mira në Ligën e Parë të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi ferizajas përmes një njoftimi zyrtar, ku theksohet ndarja me trajnerin, të cilin e kanë falënderuar për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në skuadër.

Ky vendim vjen pas një periudhe të vështirë për Dinamon, e cila në pesë ndeshjet e fundit nën drejtimin e Krasniqit regjistroi tri humbje dhe dy barazime, pa arritur ta shijojë fitoren.

Pas 13 xhirove të zhvilluara, Dinamo Ferizaj ka grumbulluar 20 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë në tabelën e Ligës së Parë.

Seria negative e rezultateve ka bërë që drejtuesit e klubit të ndërmarrin ndryshime në stolin e trajnerit, me synimin për ta rikthyer skuadrën te rezultatet pozitive.

- Advertisement -

Në njoftimin e tyre, ferizajasit shprehin mirënjohje për punën e Krasniqit. “Klubi e falënderon trajnerin Krasniqi për angazhimin, punën dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës sonë.

I urojmë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës profesionale,” thuhet në njoftimin e Dinamos.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments