BallinaPolitikMinistri Vitia reagon ndaj rastit të drejtorit të Spitalit të Mitrovicës: Dhuna...

Ministri Vitia reagon ndaj rastit të drejtorit të Spitalit të Mitrovicës: Dhuna në familje nuk do të tolerohet

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për rastin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, i cili është ndaluar nën dyshimet për dhunë në familje dhe kanosje.

Vitia ka njoftuar se është informuar për këtë rast gjatë rrugës për në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka kontaktuar anëtarët e Bordit të ShSKUK-së për të kërkuar ndërmarrjen e masave të nevojshme. “Rrugës për në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm mora lajmin dhe dëgjova me anëtarët nga bordi i SHSKUK-së që të merren të gjitha masat, të jenë në kontakt me organet përgjegjëse dhe, nëse vërtetohet, të merren të gjitha masat për të cilat ata më thanë se janë duke i bërë”, deklaroi Vitia.

Ai theksoi se raste të tilla nuk do të tolerohen nga asnjë punonjës shëndetësor. “Këto janë raste të cilat nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë nga asnjë punëtor shëndetësor.

Në koordinim me organet përgjegjëse do të merren masat meritore”, u shpreh ministri Vitia.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments