BallinaPolitikRëndësia e Dialogut në Marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe Progresi drejt BE-së

Rëndësia e Dialogut në Marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe Progresi drejt BE-së

- Advertisement -

Dialogu mbetet një kusht kyç për përparimin e Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa mungesa e progresit do të sjellë kosto politike dhe ekonomike.

Këto detaje përmenden në draftraportet vjetore për Kosovën dhe Serbinë, që Komisioni Evropian do t’i publikojë më 4 nëntor.

Për Serbinë, theksohet se ka vepruar në kundërshtim me detyrimet e saj, duke lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, sidomos në Këshillin e Evropës dhe në Interpol.

Sipas draftit, këto veprime dhe retorika e vazhdueshme nxitëse e zyrtarëve serbë kanë vazhduar të minojnë procesin e normalizimit.

Po ashtu, Serbia kritikohet për mos ndërmarrjen e ndonjë hapi të rëndësishëm për të siguruar llogaridhënie për sulmin në Banjskë, në shtator të vitit 2023.

- Advertisement -

Situata në veri vlerësohet si e qetë, por e brishtë.

Kosovës i vihet në barrë se ka bërë veprime të përsëritura në kundërshtim me detyrimet e dialogut, përfshirë aksionet policore ndaj strukturave të mbështetura nga Serbia.

Në draft përmendet se nuk ka pasur përparim drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe Kosova ftohet të fillojë këtë proces në përputhje me detyrimet nga dialogu.

Për statusin e strukturave të mbështetura nga Serbia në Kosovë, drafti thekson se ai duhet të trajtohet sipas marrëveshjeve të dialogut dhe ligjit të Kosovës, dhe jo me masa të pakoordinuara.

BE-ja kërkon që të ketë konsultime të strukturuara me serbët e Kosovës dhe bashkëpunim të ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun.

Sa i përket urës mbi lumin Ibër, BE-ja thekson se ajo duhet të hapet, por kërkohet një koordinim më i mirë mes komunave dhe institucioneve qendrore.

Sipas draftit, Kosova nuk ka shënuar përparim në fushat thelbësore, ndërsa funksionimi i institucioneve është penguar nga fragmentimi politik.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments