Forcat operacionale të Policisë po vazhdojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në incidentet e regjistruara gjatë protestës.
Sipas raportimeve, deri tani policia nuk ka arritur të identifikojë se ku janë zhvendosur grupet e protestuesve.
Megjithatë, nga pamjet e fundit, duket se protesta është shpërndarë, por efektivët vazhdojnë të qëndrojnë në terren.
Gazetari Eni Ferhati njofton se disa individë janë shoqëruar në komisariate pas incidenteve të ndodhura pranë Ministrisë së Arsimit, ku pati hedhje molotovësh dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Pas disa thirrjeve përmes megafonëve dhe përdorimit të autobotëve me ujë, policia arriti të shpërndajë turmën, duke i larguar protestuesit nga perimetri i sigurisë së përcaktuar.
Kontrollet dhe patrullimet e forcave të rendit vijojnë, në përpjekje për të siguruar rendin publik.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
