Aktori dhe komediani britanik, Sacha Baron Cohen, ka kërkuar falje qytetarëve të Kazakistanit për personazhin e tij të njohur, Borat.
Ai zbuloi se në versionet e para, Borati ishte menduar të ishte shqiptar.
Gjatë një interviste në podcastin “Happy Sad Confused”, Cohen shpjegoi se kur po krijonte personazhin për BBC-në, Borati kishte një emër tjetër dhe vinte nga Shqipëria.
Kombësia e tij ndryshonte në varësi të televizionit me të cilin ai bashkëpunonte.
Aktori shprehu dëshirën për të kërkuar falje për herë të parë qytetarëve të Kazakistanit, duke theksuar se personazhi nuk kishte asnjë lidhje reale me vendin e tyre.
Ai shprehu respekt të thellë për popullin dhe kulturën kazake, duke pranuar se as pamja dhe as theksi i Boratit nuk përfaqësojnë ata.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
