BallinaShowbizIan Gillan i Deep Purple shtruar në spital, anulohen koncertet në Gjermani

Ian Gillan i Deep Purple shtruar në spital, anulohen koncertet në Gjermani

- Advertisement -

Ian Gillan, vokalisti 81-vjeçar i grupit legjendar Deep Purple, është shtruar në spital për shkak të një urgjence mjekësore.

Kjo situatë e ka detyruar grupin të anulojë dy koncertet e planifikuara këtë fundjavë në Gjermani, në kuadër të turneut botëror SPLAT!.

Lajmi u shpërnda nga vetë grupi përmes një njoftimi në Instagram, ku shprehën keqardhjen për anulimin e koncerteve në Leipzig dhe Hamburg.

Anëtarët e grupit po punojnë për të gjetur data të reja, ndërsa biletat e blera do të mbeten të vlefshme.

Deri tani nuk ka informacione të tjera mbi natyrën e urgjencës mjekësore që çoi në shtrimin e këngëtarit në spital.

- Advertisement -

Në nëntor të vitit 2025, Gillan kishte folur për probleme serioze me shikimin, duke zbuluar se i kishte mbetur vetëm 30 për qind e shikimit.

Ai kishte treguar se kjo gjendje ia vështirësonte punën dhe se përshtatja me të ishte shumë e lodhshme.

Në atë periudhë, këngëtari kishte lënë të kuptohej se tërheqja nga muzika nuk ishte e largët.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments