BallinaPolitikKritika për Ministrat: Pse Dorëheqja e Gërvallës dhe Sveçlës është e Nevojshme?

Kritika për Ministrat: Pse Dorëheqja e Gërvallës dhe Sveçlës është e Nevojshme?

- Advertisement -

Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë shprehur kritika të forta ndaj ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla, pas vendimit të tyre për të mos dhënë dorëheqje, pavarësisht se raportet kanë konfirmuar dështimin në mbrojtjen e jetës së Arlinda Zekajt.

Raportet e dy ministrive që ata drejtojnë tregojnë qartë se ka pasur dështim në mbrojtjen e Arlinda Zekajt.

Kur është folur për kërkesat për dorëheqje, Gërvalla dhe Sveçla kanë dhënë përgjigje të ngjashme, duke u shmangur nga përgjegjësia.

Politologu Ramiz Ismajli thekson se dorëheqja është e domosdoshme.

Ai shprehet: “Të jemi të qartë, dhënia e dorëheqjes nuk është automatikisht pranim i fajësisë, është çështje kur personat e ndjejnë çështjen e përgjegjësisë apo edhe respektin para qytetarëve, çka i bën zonjën Gërvalla dhe Sveçla persona përgjegjës.” Ismajli gjithashtu thekson se pas këtij dështimi duhet të nisin reformat. “Ministri Sveçla dhe ministrja Gërvalla nuk duhet ta presin presionin qytetar, por dorëheqja duhet të bëhet si akt moral, sepse këta nuk i kanë parë ato të meta të sistemit.

- Advertisement -

Këtu duhet filluar reforma edhe në sistemin e drejtësisë dhe në sistemin e policisë, për të parë se çka nuk shkon dhe çka duhet të reformohet.” Nga ana tjetër, sociologu Bekim Selishta e sheh dorëheqjen si një veprim të domosdoshëm. “Vet kryeministri duhet të mendojë për dorëheqjen, sepse kjo është akti moral për këtë situatë. Është akti më i vogël që duhet të tregojë përballë kësaj situate që e ka tronditur vendin tonë,” tha Selishta.

Ai gjithashtu komentoi për dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha. “Në këtë pozicion ku është zotëri Hoxha, është dashur të japë dorëheqjen.

Politika ka dështuar dhe vet fjalimi i Donika Gërvallës në Kuvend e tregon më së miri se duhet dhënë dorëheqje.” Aktivistë dhe qytetarë, që kanë protestuar përpara institucioneve që nga e mërkura, gjithashtu po kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments