BallinaSportAhmet Haliti: Rrugëtimi nga Futbollist në Ndihmës Trajner te Ballkani

Ahmet Haliti: Rrugëtimi nga Futbollist në Ndihmës Trajner te Ballkani

- Advertisement -

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, kemi si mysafir ish-futbollistin e njohur kosovar Ahmet Haliti.

Ai rikthen kujtimet nga karriera e tij si futbollist dhe ndan me ne rrugëtimin e tij të ri në botën e futbollit, tani në rolin e ndihmës trajnerit te Ballkani.

Ky episod është realizuar me mbështetje nga sponsorin zyrtar Exfis.

Haliti gjithashtu ka folur për Prishtinën, klubin me të cilin ka fituar trofe dhe është paraqitur në arenën evropiane.

Ai shprehet: “Te Prishtina gjithmonë luftohet për tituj dhe normal që presioni është i madh.

- Advertisement -

Te Prishtina edhe nëse mbesin me junior ekipi i parë, presioni është i njëjtë, kërkohet trofeu”.

Ai ndan gjithashtu ndjenjat e tij për presionin: “Por për mua gjithmonë kam pas qejf presionin, sepse më ka shti gjithmonë me dhënë maksimumin prej vetes dhe me koncentru hala më shumë”.

Haliti flet edhe për eksperiencën në arenën ndërkombëtare: “Arena ndërkombëtare është diçka tjetër.

Kush e ka përjetu e di, në njëfarë mënyre nuk e përfaqëson veç klubin, po edhe shtetin”.

Ai e përmbyll bisedën me një kujtim nostalgjik: “Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë, dhe për fat të keq, ndoshta ju kujtohet.

Jena eliminu me penallti, nëse nuk gaboj, nga Fola Esch e Luksemburgut”.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments