Presidenti amerikan, Donald Trump, përjetoi një moment të pazakontë gjatë një tubimi elektoral në Daytona Beach të Floridas.
Ai u detyrua të ndalonte fjalimin e tij për disa çaste për shkak të një shqetësimi në sy.
Trump, teksa po fliste në kuadër të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit, papritur shfaqi vështirësi për të mbajtur syrin hapur dhe iu drejtua të pranishmëve me pyetjen: “E keni problem?
Kam diçka në sy, shikoni”.
Më pas, ai mori një pecetë të lagur me ujin nga gota e tij dhe e pastrua syrin.
Pas kalimit të situatës, duke thënë se tani ndihej shumë më mirë, ai bëri një koment me humor për pikat e syve, duke shtuar se do të dëshironte t’i kishte me vete, por hezitonte t’i përdorte publikisht.
Trump shfrytëzoi këtë rast për t’u kundërvënë kritikëve dhe spekulimeve të ngritura në media në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, pas anulimit të dy tubimeve të mëparshme në Kansas dhe Iowa. “Nëse do t’i përdorja (pikat e syve), ata do të thoshin se jam shumë i sëmurë dhe se diçka nuk shkon me mua,” u shpreh ai për mbështetësit e tij, të cilët e pritën me të qeshura dhe duartrokitje.
