BallinaBig BrotherArlinda Tregon Stilin e Saj për Halloween në BBVK 5

Arlinda Tregon Stilin e Saj për Halloween në BBVK 5

- Advertisement -

Arlinda ka tërhequr vëmendjen me përgatitjet e saj për festën e Halloween-it, duke zgjedhur një paraqitje të veçantë që nuk kaloi pa komentet e banorëve të tjerë.

E veshur dhe e grimuar si një vampir, ajo mori vëmendjen e të gjithëve, ndërsa me humor deklaroi se dëshiron të bëhet “vampiri më i mirë”. “Dua të bëhem vampiri më i mirë”, u shpreh Arlinda, teksa të tjerët komentuan dukjen e saj.

Përveç paraqitjes, vëmendje mori edhe diskutimi rreth Halloween-it dhe origjinës së kësaj feste. “Festë pagane është… Para se me qenë na me fe, kemi qenë paganë…”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se vendimin se kush do të jetë pjesë e festës së Halloween-it për sonte në BBVK 5, e kanë pasur në dorë tre banorët e nominuar: Anjeza, Dioni dhe Zoja.

Anjeza e ka ftuar Rronin dhe Antonetën.

- Advertisement -

Dioni ftoi Lumin dhe Likin (Arlindën).

Zoja ka ftuar Akilin dhe Jonën.

Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments