BallinaSportAntonio Rudiger në Rrugën e Kthimit në Chelsea?

Antonio Rudiger në Rrugën e Kthimit në Chelsea?

- Advertisement -

Antonio Rudiger mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa Chelsea po shqyrton mundësinë për ta rikthyer mbrojtësin gjerman në “Stamford Bridge”.

Sipas raportimeve, klubi londinez po e vlerëson transferimin e 33-vjeçarit, kontrata e të cilit me madrilenët skadon në qershor të vitit 2027.

Rudiger thuhet se është i gatshëm t’i japë fund aventurës në “Santiago Bernabeu”, sidomos për shkak të rolit që ka në skuadër.

Chelsea ka nevojë për përvojë dhe më shumë alternativa në repartin defensiv, ndërsa profili i Rüdigerit shihet si i përshtatshëm për këtë kërkesë.

Gjermani e njeh mirë futbollin anglez dhe ka përvojë të madhe në nivelet më të larta të garës.

- Advertisement -

Mbrojtësi e veshi fanellën e Chelseat nga viti 2017 deri në vitin 2022, periudhë gjatë së cilës zhvilloi më shumë se 200 ndeshje dhe fitoi disa trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve në vitin 2021.

Ndërkohë, Real Madridi ka gjithnjë e më shumë alternativa në qendër të mbrojtjes dhe po vlerëson përbërjen e repartit për sezonin e ardhshëm.

Zhvillimi i futbollistëve të rinj dhe konkurrenca për një vend në formacion mund të ndikojnë në të ardhmen e Rudigerit.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments