Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti.
Ai rikthen kujtimet nga karriera e tij si futbollist dhe flet për rrugëtimin e ri në futboll, tani në rolin e ndihmës trajnerit te Ballkani.
Ky episod është realizuar me mbështetje nga sponsorin zyrtar Exfis.
Haliti fillimisht ndau përvojat e tij si lojtar i Hysit, duke përmendur trofeun e parë që fitoi me këtë klub – Kupën e Kosovës. “Ka qenë një ndjenjë shumë e veçantë për mua nëse nuk gaboj në 2009, ka qenë trofe i parë Kupa e Kosovës, nëse nuk gaboj.
Dhe sigurisht që ka qenë një ndjenjë shumë e veçantë në atë moshë aq të re me arritë me fitu, kena qenë një ekip shumë e re”.
Ai vazhdoi duke thënë: “Dhe kjo ndoshta është diçka risi nuk e di a ka ndodhë pas asaj, me një formacion aq të ri me fitu trofe, s’po më kujtohet saktë”. “Edhe në atë kohë e kena pas një skuadër të jashtëzakonshme dhe sigurisht që janë kujtime shumë të mira.
Te Hysi kam me të vërtetë kujtime të mira, kam luajtur për 5-6 vjet ndoshta edhe jam ndier gjithmonë si në shtëpinë time”, ka thënë Haliti mes tjerash.
