BallinaPolitikGanimet Shala emërohet raportuese për zërin e fëmijëve në Këshillin e Evropës

Ganimet Shala emërohet raportuese për zërin e fëmijëve në Këshillin e Evropës

- Advertisement -

Politikania shqiptare në Slloveni, Ganimet Shala, është emëruar raportuese për forcimin e zërit të fëmijëve në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Emërimi është bërë i ditur gjatë sesionit të 51-të të Kongresit në Strasburg, ku përfaqësues nga vende të ndryshme evropiane kanë diskutuar për demokracinë lokale, qeverisjen dhe bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve lokale e rajonale.

Në këtë rol, Shala do të angazhohet për përfshirjen e fëmijëve në vendimmarrje dhe për të marrë parasysh mendimet e tyre në çështjet që ndikojnë në jetën dhe të ardhmen e tyre.

Ajo e ka cilësuar emërimin si nder dhe përgjegjësi të madhe, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të fëmijëve. “Fëmijët nuk janë vetëm e ardhmja jonë, por edhe një pjesë e rëndësishme e së tashmes sonë.

Prandaj është e drejtë që ne jo vetëm të dëgjojmë zërin e tyre, por edhe ta ndjekim atë”, ka shkruar Shala.

- Advertisement -

Sipas informacioneve, Shala ka marrë pjesë edhe në tri misione për vëzhgimin e zgjedhjeve, në Bosnjë e Hercegovinë, Estoni dhe Suedi, si dhe në disa sesione të Kongresit në Strasburg.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments