Tashmë në Ministrinë e Arsimit janë vetëm ekspertët e kriminalistikës që po mbledhin provat.
Kjo situatë ka ardhur pas fillimit të protestës nga qytetarët, e cila ka sjellë tensione të shumta, përfshirë hedhjen e disa molotovëve, djegien e koshave të mbeturinave dhe gjuajtjen me gur ndaj forcave të policisë.
Një grup protestuesish, pas marshimit, është pozicionuar përpara Kryeministrisë.
Ndërkohë, policia u bën thirrje protestuesve që të mos godasin me llastiqe.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
