Partia Likud e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka arritur të fitojë numrin më të madh të votave në zgjedhjet e së martës.
Megjithatë, blloku i partive opozitare, i udhëhequr nga Gadi Eisenkot, pritet të sigurojë më shumë ulëse në parlament, sipas tre Exit Pollleve.
Sidoqoftë, rezultatet e parashikuara tregojnë se asnjëri prej dy blloqeve nuk ka siguruar shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë.
Partitë e udhëhequra nga arabët kanë arritur një rezultat rekord.
Sipas Exit Pollit, Likudi pritet të fitojë 25 ulëse në Knesset, parlamentin izraelit.
Ndërsa partia centriste opozitare Yashar, e udhëhequr nga Eisenkot, parashikohet të sigurojë 23 ulëse.
Në total, blloku që opozitar pritet të fitojë 53 ulëse, ndërsa koalicioni i djathtë dhe fetar i kryeministrit parashikohet të sigurojë 50 ulëse.
Të dyja palët mbeten larg shumicës prej 61 ulësesh, të nevojshme për formimin e qeverisë.
Partitë e udhëhequra nga arabët, që gjithashtu kundërshtojnë Netanyahun, pritet të fitojnë gjithsej 17 ulëse, një rezultat rekord.
Në vendin e tretë renditet partia opozitare B’Yachad, e udhëhequr nga ish-kryeministri Naftali Bennett, me 14 ulëse, ndërsa Lista e Përbashkët parashikohet të fitojë 10 ulëse.
Dy parti të vogla, Reservistët dhe Populli i Izraelit, pritet të mos e kalojnë pragun zgjedhor prej 3.25 për qind, të nevojshëm për të hyrë në parlament.
Rezultatet e parashikuara pasqyrojnë sondazhet e muajve të fundit, të cilat paralajmëronin se zgjedhjet mund të mos prodhonin një fitues të qartë.
Prandaj, partitë pritet të zhvillojnë negociata në ditët dhe javët në vijim për të siguruar mbështetjen e nevojshme për formimin e qeverisë.
Një nga mundësitë është sigurimi i mbështetjes së partive të udhëhequra nga arabët, të cilat tradicionalisht nuk janë pjesë e koalicioneve qeverisëse.
Nëse as Netanyahu dhe as kundërshtarët e tij nuk arrijnë të krijojnë një koalicion, Izraeli mund të detyrohet të mbajë zgjedhje të reja, ndërsa Netanyahu do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë si kryeministër në largim.
Një situatë e tillë do të rikthente vendin në një cikël të ngjashëm me atë të viteve 2019–2022, kur Izraeli mbajti pesë raunde zgjedhjesh.
