BallinaBotaBritania Paralajmëron për Skenarë të Keq: Lavrov Thotë se Lufta në Ukrainë...

Britania Paralajmëron për Skenarë të Keq: Lavrov Thotë se Lufta në Ukrainë do të Përshkallëzohet

- Advertisement -

Britania ka bërë thirrje për përgatitje për skenarët më të këqij, duke theksuar se NATO-ja nuk ka për qëllim të hyjë në një konflikt me Rusinë.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, gjatë një takimi në Varshavë, theksoi se Aleanca është një organizatë mbrojtëse dhe se duhet t’i kushtohet vëmendje deklaratave të presidentit rus, Vladimir Putin. “Kur Putini jep garanci se nuk ka synime për të provokuar një luftë me NATO-n, na kujtohen deklaratat e tij për Ukrainën, të bëra vetëm pak ditë para pushtimit”, deklaroi Streeting.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka theksuar se lufta në Ukrainë do të vazhdojë dhe se konflikti është duke u përshkallëzuar. “Lufta në Ukrainë do të vazhdojë.

Madje, do të thosha se ajo po shfaq një tendencë drejt përshkallëzimit”, u shpreh Lavrov.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments