Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, konkretisht i Komitetit Politik të kësaj Asambleje, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë më 28 dhe 29 tetor.
Sipas agjendës së publikuar, delegacioni do të zhvillojë disa takime në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Takimi i parë është paraparë të mbahet në orën 09:05, me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Në orën 10:00, delegacioni do të takohet me Komisionet Parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillojë takim me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvend.
Sipas njoftimit, mediat do të mund të marrin pamje nga takimet e parapara në agjendë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
