Anëtari i PDK-së, Enver Hoxhaj, shprehu besimin se Partia Demokratike e Kosovës ka një të ardhme të ndritur, ashtu siç ka pasur edhe një të kaluar të shquar.
Kur u pyet nëse do të kandidojë për ta udhëhequr PDK-në, Hoxhaj theksoi rëndësinë e rikthimit të partisë në rrugën e duhur. “PDK-ja ka të ardhme të madhe sa ka të kaluar të madhe.
E kaluara e PDK-së është aq e lavdishme, saqë kudo dhe çfarëdo që ka ndodhur në këtë vend lidhet me sakrificën dhe angazhimin e PDK-së, por edhe të strukturave,” u shpreh ai.
Hoxhaj gjithashtu theksoi se shumë parti tradicionale kanë arritur ta rikthejnë veten dhe se PDK-ja duhet ta ndjekë këtë shembull për të mirën e Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
