Ministritë e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë po iu afron koha për dorëzimin e raportit te kryeministri për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Sot, Albin Kurti iu kujtoi këtyre institucioneve se sa orë i kanë mbetur për të paraqitur pasqyrën fillestare që do të ndihmojë në ndriçimin e këtij rasti.
Kreu i qeverisë theksoi se bazuar në këtë raport, ata që e neglizhuan rastin e gruas nga Vitomirica e Pejës do të përballen me pasoja ligjore. 49-vjeçarja, e cila u vra në një mënyrë makabare me sëpatë nga ish-kunati i saj që aktualisht ndodhet në arrati, u cilësua nga Kurti si një dëshmore e betejës për drejtësi në Kosovë.
Ai gjithashtu u pyet për sigurinë e grave dhe përmasat e dhunës ndaj tyre.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
