BallinaShowbizFero Mohoi Pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova 5

Fero Mohoi Pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova 5

- Advertisement -

Reperi Fero ka reaguar pas zërave që kanë lidhur emrin e tij me edicionin e pestë të reality show-t “Big Brother VIP Kosova”.

Përmes një postimi në InstaStory, ai e ka mohuar pjesëmarrjen në këtë format, duke iu drejtuar ndjekësve që kanë hasur në rrjetet sociale informacione për hyrjen e tij të mundshme në shtëpinë më të famshme në Kosovë. “Shoh ca dezinformime se do jem pjesë e formatit Big Brother të Kosovës.

Nuk do të jem”, ka shkruar reperi, duke hedhur poshtë pretendimet që qarkulluan ditët e fundit.

Emri i Feros ishte përmendur në mesin e personazheve që aludohej se mund të bëheshin pjesë e “Big Brother VIP Kosova 5”, por me reagimin e tij të fundit, reperi ka sqaruar se nuk do të jetë konkurrent në këtë edicion.

Ndërkohë, sezoni i pestë i formatit pritet të nisë më 30 tetor, ndërsa interesi i publikut vazhdon të jetë i përqendruar te emrat që do të hyjnë në garë këtë vit.

- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments