BallinaShowbizProtestë Artistike: Rreth Arbitraritetit në Kulturë dhe Art

Protestë Artistike: Rreth Arbitraritetit në Kulturë dhe Art

- Advertisement -

Ndërhyrja artistike “from MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT to MINISTRIA E KUTURUSË, PARTISË DHE SHORTIT” paraqet një akt proteste ndaj arbitraritetit institucional lidhur me trajtimin e artit dhe kulturës si mjete pushteti.

Kjo situatë e konsideron artin si privilegj të një rrethi të ngushtë partiak dhe, për më tepër, si një “lojë fati” me rezultate të paracaktuara.

Kjo ndërhyrje në tabelën e objektit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit (ish-Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit) ngre pyetje të rëndësishme rreth funksionit të këtij institucioni dhe gjuhës së pushtetit.

Vendimmarrjet e paqarta, mungesa e transparencës dhe kritereve të paqarta e dëmtojnë vlerën artistike, ndërsa meritokracia mbetet nën hije të premtimeve institucionale.

Mbështetja përmes thirrjeve publike duket më shumë si një çështje e interesave partiake dhe e shortit politik sesa një vlerësim i vërtetë i cilësisë së projekteve kulturore.

- Advertisement -

Artistët dhe organizatat kulturore shpesh pyesin veten nëse kanë aplikuar për të krijuar vepra arti dhe zbatuar projekte kulturore, apo thjesht për të fituar në një lotari partiake-politike.

Mbështetja publike duhet të financojë krijimtarinë, të sigurojë pluralizmin kulturor dhe të njohë rëndësinë e artit në shoqëri, e jo të krijojë varësi institucionale dhe mekanizma disiplinimi për krijuesit.

Kur financimi kthehet në një mjet kontrolli, autonomia artistike zëvendësohet nga bindja dhe kritika, dhe krijimi bëhet i kushtëzuar nga afërsia me pushtetin. “MINISTRIA E KUTURUSË, PARTISË DHE SHORTIT” e zhvendos vëmendjen nga emërtimi zyrtar te mënyra si pushteti vepron mbi artin dhe kulturën.

Kjo metaforë artistike demaskon rrezikun e instrumentalizimit të kulturës nga interesat partiake dhe shndërrimin e financimit publik në një mekanizëm që përcakton se kush mbështetet, kush përjashtohet dhe kush nënshtrohet.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments