El Clasico: Gjyqtari Munuera dhe VAR-i përballë Barcelonës dhe Real Madridit
Gjyqtari Juan Martinez Munuera do të jetë në krye të drejtësisë për ndeshjen e shumëpritur El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit, e cila do të zhvillohet të dielën në orën 21:00.
VAR-in e kësaj ndeshjeje do ta menaxhojë Javier Iglesias Villanueva.
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka bërë të ditur emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në këtë përballje, e cila pritet me shumë emocion në stadiumin Spotify Camp Nou.
Munuera do të ketë si asistentë anësorët Diego Barbero dhe Miguel Martinez, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Jose Antonio Palomares.
Në dhomën VAR, përkrah Iglesias Villanueva, do të jetë edhe Jose Antonio Lopez si ndihmës.
Kjo ndeshje do të shënojë El Clasico-n e pestë për gjyqtarin Munuera në karrierën e tij.
Ai ka gjykuar tashmë të dyja ekipet në La Liga këtë sezon, duke mbikëqyrur fitoren 3-1 të Barcelonës ndaj Sevillas dhe fitoren 4-0 të Real Madridit ndaj Malagas.

