Real Madridi përgatitet për El Clasico, por pa Vinicius Junior

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për El Clasicon e nesërme (e diel) ndaj Barcelonës, por do të ketë një mungesë të rëndësishme në skuadër.

Vinicius Junior nuk do të jetë në dispozicion për këtë përballje, pasi vazhdon ta vuajë pezullimin prej katër ndeshjesh.

Ndërsa pjesa tjetër e listës së madrilenëve nuk ka pësuar ndryshime të mëdha krahasuar me atë të ndeshjes së mesjavës ndaj RB Leipzig.


- Advertisement -

Skuadra madrilene synon të vazhdojë serinë e saj prej katër fitoreve radhazi dhe të arrijë një rezultat pozitiv në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Ndërkohë, Barcelona vjen pas një humbjeje ndaj Paris Saint-Germainit dhe do të kërkojë të reagojë përballë rivalit të saj të përbetuar.

Lista e plotë e Real Madridit për El Clasicon: Portierë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Mestre.

Mbrojtës: Eder Militao, Trent Alexander-Arnold, Ibrahima Konate, Marc Cucurella, Alvaro Carreras, Antonio Rudiger, Denzel Dumfries, Dean Huijsen.

Mesfushorë: Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Aurélien Tchouameni, Federico Valverde, Arda Guler, Bernardo Silva, Thiago Pitarch.

Sulmues: Kylian Mbappe, Endrick, C.

Espi, Brahim Diaz, Yan Diomande.


- Advertisement -