Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në një postim të tij në Facebook, Maqedonci theksoi se ky proces ka kontribuar në forcimin e kapaciteteve njerëzore të FSK-së, duke bërë që numri i pjesëtarëve të saj të dyfishohet. “Vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë sonë, me synimin për të ndërtuar një forcë gjithnjë e më të fuqishme, moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Ai gjithashtu theksoi se investimet në zhvillimin e FSK-së do të vazhdojnë, duke u fokusuar në rritjen e kapaciteteve dhe profesionalizimin e saj.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




