Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, realizoi një vizitë në Muzeun Etnografik të Budapestit (Néprajzi Múzeum), një nga institucionet më të rëndësishme etnografike të Evropës, gjatë qëndrimit të saj zyrtar në Hungari.
Ajo theksoi rëndësinë e madhe të këtyre artefakteve dhe nevojën për t’i ruajtur ato për brezat e ardhshëm. “Artefaktet e këtij muzeu dëshmojnë historinë, identitetin dhe krijimtarinë e popujve ndër shekuj.
Koleksione të tilla na ndihmojnë të njohim më mirë edhe vetveten, kulturën tonë dhe mjeshtëritë tradicionale që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë.
Ruajtja e kësaj trashëgimie është përgjegjësi e përbashkët e njerëzimit,” ka thënë ajo.
Në Muzeun Etnografik të Budapestit, ndodhet gjithashtu koleksioni shqiptar i Paolo Lazzës (Palokë Laca), i cili paraqet një dëshmi të rëndësishme të trashëgimisë etnografike shqiptare. “Artefaktet e këtij muzeu dëshmojnë historinë, identitetin dhe krijimtarinë e popujve ndër shekuj.
Koleksione të tilla na ndihmojnë të njohim më mirë edhe vetveten, kulturën tonë dhe mjeshtëritë tradicionale që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë.
Ruajtja e kësaj trashëgimie është përgjegjësi e përbashkët e njerëzimit,” ka thënë Presidentja Shiroka Pula.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





