BallinaBotaHetimet për Ndërhyrje të Huaja në Zgjedhjet Kombëtare: Fokus te Turqia dhe...

Hetimet për Ndërhyrje të Huaja në Zgjedhjet Kombëtare: Fokus te Turqia dhe Katar

- Advertisement -

Hetimet për ndërhyrje të mundshme të huaja në zgjedhjet kombëtare që u mbajtën këtë javë janë zgjeruar edhe në drejtim të Turqisë, e cila po shqyrtohet së bashku me Katarin si një nga vendet që dyshohet se mund të kenë organizuar fushata për të ndikuar në procesin zgjedhor.

Sipas portalit izraelit Ynet, hetimi është përqendruar në pretendimet për përpjekje të mundshme ndikimi nga të dyja vendet.

Autoritetet po shqyrtojnë nëse janë zhvilluar fushata të koordinuara për të ndikuar në votim dhe në qëndrimet e publikut gjatë këtij procesi zgjedhor, raporton timesofisrael.

Në këtë hetim, sipas raportimeve, është përfshirë edhe agjencia izraelite e inteligjencës së jashtme, Mossad, e cila po bashkëpunon me Shërbimin e Sigurisë së Brendshme të Izraelit, Shin Bet.

Pjesëmarrja e Mossadit në hetime është raportuar edhe nga mediat izraelite, ndërsa fokusi i tyre nuk kufizohet vetëm në dyshimet për përfshirjen e Katarit, por shtrihet edhe te Turqia.

- Advertisement -

Megjithatë, deri më tani, bëhet fjalë për dyshime që janë objekt i hetimeve dhe jo për përfundime të konfirmuara mbi ndonjë ndërhyrje të jashtme.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments