BallinaBotaKanada dhe BE krijojnë 'Aleancën për të Ardhmen' për forcimin e bashkëpunimit

Kanada dhe BE krijojnë ‘Aleancën për të Ardhmen’ për forcimin e bashkëpunimit

- Advertisement -

Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë shpallur një partneritet të ri strategjik, të quajtur “Aleanca për të Ardhmen”, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në ekonomi, politikë dhe siguri, si dhe uljes së varësisë nga fuqitë e tjera globale.

Kjo nismë do të jetë e hapur edhe për shtetet e tjera që ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta.

Marrëveshja u prezantua në Montreal nga kryeministri kanadez, Mark Carney, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të cilët theksuan rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes Kanadasë dhe 27 vendeve anëtare të BE-së, sidomos në një kohë me rritje të pasigurisë gjeopolitike.

Carney theksoi se shoqëritë po përballen me sfida të shumta, duke përmendur krizën klimatike, dobësimin e institucioneve dhe normave demokratike, si dhe shfrytëzimin e tregtisë si mjet për ushtrimin e presionit politik. “Shoqëritë tona janë tronditur nga stuhi të reja”, deklaroi ai, duke nxjerrë në pah nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve që ndajnë të njëjtat parime.

Në përfundim të samitit dyditor, Kanadaja u zotua të kontribuojë në kredinë prej 90 miliardë eurosh për mbështetje të Ukrainës.

- Advertisement -

Palët gjithashtu përcaktuan si objektiva të ardhshëm krijimin e një tregu më të integruar, lehtësimin e barrierave tregtare dhe të udhëtimit, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në arsim.

Afrimi mes Otavës dhe Brukselit po ndodh në një periudhë tensionesh tregtare mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara.

Qeveria e Carneyt ka për qëllim të diversifikojë partneritetet ndërkombëtare dhe të zvogëlojë varësinë nga kompanitë amerikane, veçanërisht në sektorët e mbrojtjes dhe teknologjisë.

Shqetësimet për këtë varësi janë shtuar pas vendimit të Elon Muskut në mesin e tetorit për të kufizuar shpejtësinë e shërbimeve Starlink dhe Starshield mbi Ukrainë.

Ky veprim, sipas raportimeve, kishte shkaktuar ndërprerje serioze në operacionet ushtarake dhe mbrojtëse ukrainase.

Carney vazhdimisht ka theksuar se kapacitetet teknologjike dhe mbrojtëse të Kanadasë nuk duhet të varen nga vendimet e kompanive private apo individëve që mund të kenë interesa të ndryshme politike dhe ekonomike.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments