Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur shqetësim lidhur me rastin e vdekjes së një viktimë, duke pohuar se ajo kishte kërkuar ndihmë nga institucionet para se të ndodhte tragjedia. “Viktima, pasi e ka paraqitur rastin dhe ka vdekur, konsiderohet se ka vdekur në duar të shtetit”, ka thënë Qelaj.
Ai ka theksuar se është duke pritur përfundimin e hetimeve, pas të cilave do të publikojë një raport. “Unë jam në pritje të përfundimit të hetimeve dhe do të dal me një raport.
Autoritetet nuk duhet të bien nën ndikimin e presionit të madh publik, por duhet të analizojnë se ku është gabuar”, ka shtuar ai.
Qelaj ka theksuar se shteti duhet të marrë masa për raste të tilla, duke paralajmëruar se ngjarje të ngjashme mund të ndodhin sërish në Kosovë. “Unë kam paralajmëruar sot se edhe një rast tjetër i tillë mund të ndodhë në Kosovë”, ka përfunduar Avokati i Popullit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
