BallinaSportJuventusi dhe Napoli përballen me mungesa të mëdha në derbin e Serie...

Juventusi dhe Napoli përballen me mungesa të mëdha në derbin e Serie A

- Advertisement -

Juventusi dhe Napoli do të përballen në derbin e xhiros së dhjetë të Serie A këtë të dielë, duke filluar nga ora 20:45.

Të dy skuadrat do të jenë të hendikepuara, pasi trajnerët Luciano Spalletti dhe Massimiliano Allegri nuk do të kenë në dispozicion 14 futbollistë, vlera e të cilëve në treg arrin deri në 300 milionë euro.

Sipas raportimeve nga La Gazzetta dello Sport, ndeshja në stadiumin Allianz do të zhvillohet me shumë mungesa, për shkak të një liste të gjatë lojtarësh të lënduar në të dy klubet.

Juventusi nuk do të ketë në dispozicion Kenan Yildizin, i cili ka qenë jashtë fushave për një kohë të gjatë, si dhe Khephren Thuram, Manuel Locatelli, Francisco Conceicao dhe Nico Gonzalez.

Një nga mbrojtësit e skuadrës ka kaluar për një ndërhyrje kirurgjikale në meniskun e gjurit të djathtë dhe pritet të rikthehet në fund të nëntorit ose fillim të dhjetorit.

- Advertisement -

Juventusi vjen në këtë përballje pas një humbjeje nga Genoa, pas së cilës Spalletti vendosi të përfundojë më herët përgatitjet e skuadrës, në përpjekje për të rikthyer përqendrimin para duelit me Napolin.

Napoli gjithashtu ka shtatë mungesa.

Lëndimi më i rëndë për skuadrën është ai i Stanislav Lobotkës, i cili ka dëmtuar ligamentet e kyçit të këmbës së majtë.

Sipas Gazzetta dello Sport, mesfushori pritet të qëndrojë jashtë për gjashtë javë dhe mund të rikthehet në mesin e dhjetorit.

Napoli do t’i mungojë gjithashtu edhe Benoit Badiashile, i cili ka pësuar një tjetër dëmtim në kofshën e majtë dhe pritet të rikthehet pas pushimit të nëntorit për ndeshjet e kombëtareve.

Në listën e mungesave janë gjithashtu Alisson Santos dhe Alessandro Buongiorno.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments