Shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5 është zgjeruar me tre emra të rinj.
Dion Mala, Fatjona Lisiert dhe Akil Varfi tani janë banorët që kanë nisur rrugëtimin e tyre në këtë edicion.
I pari që iu bashkua garës ishte Dion Mala. 21-vjeçari vjen nga Gjermania, por ka origjinë nga Peja.
Ai merret me modeling dhe tani do të ketë mundësinë të prezantohet para publikut në një eksperiencë krejt ndryshe.
Pjesë e shtëpisë u bë edhe Fatjona Lisiert, 31-vjeçarja nga Klina e cila jeton në Gjermani.
Ajo është aktiviste për të drejtat e grave dhe do të provojë veten në një nga formatet më të ndjekura televizive.
Ndërkohë, një tjetër emër që iu bashkua kastit është aktori nga Shkodra, Akil Varfi. 28-vjeçari njihet për natyrën e tij humoristike dhe është beqar.
Akili nuk është i panjohur për publikun e formateve televizive, pasi ishte pjesë e edicionit të fundit të Ferma VIP.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
