BallinaShowbizBig Brother VIP Kosova 5: Nisin aventurat me konkurrentë të rinj

Big Brother VIP Kosova 5: Nisin aventurat me konkurrentë të rinj

- Advertisement -

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova ka filluar me emra të rinj dhe figura nga fusha të ndryshme.

Deri tani, gjashtë konkurrentë kanë prezantuar veten dhe kanë kaluar pragun e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Banorja e parë është Arlinda Morina, regjisore dhe aktiviste, e cila shprehet se fillimisht mund t’i irritojë banorët e tjerë, por beson se më vonë do ta duan.

Pas saj, në shtëpi u prezantua Antoneta Koçi, moderatore dhe gazetare, e cila theksoi se ka vendosur të jetë pjesë e këtij formati për shkak se i pëlqen një karrierë dinamike dhe paralajmëroi se nuk do të hezitojë t’u përgjigjet banorëve të tjerë.

Banori i tretë është Nichi, 23-vjeçar i lindur në Amerikë dhe i rritur në Prishtinë.

- Advertisement -

Ai vendosi t’i bashkohet këtij rrugëtimi për t’i treguar publikut një anë tjetër të vetes, të cilën nuk e kanë parë më parë.

Këngëtari Bejta është banori i katërt që iu bashkua garës, ndërsa Anjeza Gubetini, moderatore, është gjithashtu në mesin e konkurrentëve.

Ajo shprehet se ka hyrë në shtëpi për ta shijuar eksperiencën dhe për t’u argëtuar.

Banori i radhës është Fatlum Dreshaj, një boksier profesionist që jeton në Gjermani.

Kësaj here, ai do të përballet me një sfidë krejtësisht ndryshe nga ajo e ringut, brenda shtëpisë së BBVK 5.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments