Disa futbollistë të Barcelonës kanë rezerva në lidhje me mënyrën se si trajneri Hansi Flick organizon rikuperimin e skuadrës.
Kjo është veçanërisht e dukshme në insistimin e tij që lojtarët të qëndrojnë në hotele ndërmjet ndeshjeve, sipas raportimeve nga gazetari Xavi Hernandez Navarro.
Kjo çështje është bërë më e ndjeshme pas fitores 5-2 ndaj Real Betisit, kur kushtet e rënda atmosferike penguan kthimin e skuadrës me avion.
Flick vendosi që ekipi të kalonte natën në Sevilje, megjithëse kapitenët preferonin të prisnin në aeroport.
Pas kësaj, skuadra u kthye në Barcelonë të nesërmen dhe vetëm dy ditë më vonë udhëtoi drejt Parisit.
Pas humbjeve ndaj PSG-së dhe Real Madridit, Flick theksoi mungesën e freskisë fizike te futbollistët.
Megjithatë, disa lojtarë besojnë se qëndrimi në shtëpi, pranë familjeve dhe në ambientin e tyre të zakonshëm, mund të sjellë më shumë dobësi për rikuperimin sesa fjetja në hotel.
Kjo nuk është hera e parë që diskutohet ky problem në Barcelonë.
