Big Brother VIP Kosova 5 vazhdon të prezantojë konkurrentët e rinj që do të bëhen pjesë e këtij edicioni.
Mes emrave të fundit të shpallur janë Olechka, Kledja Muçaj, Vjollca Haxhiu dhe Adrian Kalanderi, të cilët vijnë nga profesione të ndryshme dhe kanë përvoja të veçanta.
Banorja e parë është Olechka, 24-vjeçare nga Bjellorusia, e cila jeton në Kosovë.
Ajo merret me punimin e çokollatave dhe dekorimet për festa.
Olechka ka ndarë se vendosi të hyjë në shtëpi për t’u larguar nga zona e saj e rehatisë dhe për të provuar një eksperiencë të re.
Një tjetër konkurrente është Kledja Muçaj, e cila vjen nga Vlora, por jeton në Itali.
Ajo punon si stiliste në Milano dhe është duke krijuar brendin e saj.
Tani, Kledja do të përballet me një sfidë të re, larg botës së modës.
Një emër tjetër i njohur është këngëtarja Vjollca Haxhiu.
Para se të hynte në shtëpi, ajo performoi dy këngët e saj më të reja dhe theksoi se ky edicion i Big Brother VIP Kosova do të jetë ndryshe nga të tjerët.
Së fundmi, banori tjetër është Adrian Kalanderi nga Prizreni.
Ai shprehu se vendosi të bëhet pjesë e këtij formati për të sfiduar veten dhe për të parë se si do të jetë jeta e tij larg rutinës së përditshme.
Adriani gjithashtu theksoi se në çdo njeri arrin të shohë anën e mirë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
