BallinaSportAkil Gjakova në Grand Slamin e Xhudos: Një Rrugëtim për Medaljen e...

Akil Gjakova në Grand Slamin e Xhudos: Një Rrugëtim për Medaljen e Bronztë

- Advertisement -

Xhudisti ynë, Akil Gjakova, e ka nisur me sukses garën në Grand Slamin e Xhudos në Abu Dhabi, duke arritur dy fitore, por u ndal në çerekfinale.

Tani, ai do të përpiqet të sigurojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Gjakova filloi garat pa konkurrencë në xhiron e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë, ndërsa në xhiron e dytë e mposhti me ‘ippon’ xhudistin izraelit, Ohad Moritz.

Në xhiron e tretë, ai përballi një sfidë edhe më të madhe, pasi u ndesh me bartësin e parë dhe nën-kampionin e botës në fuqi, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Megjithatë, Gjakova ishte i shkëlqyer në përballjen me të, duke arritur ta mposht me ‘ippon’ në kohën shtesë.

- Advertisement -

Në çerekfinale, Gjakova u takua me Hidayat Heydarov nga Azerbajxhani, por këtë herë nuk pati fat, duke u mposht në shtesë.

Megjithatë, me këtë humbje, xhudisti ynë nuk është eliminuar, por tani do të kërkojë medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit, ku fillimisht do të përballet me francezin Joan-Benjamin Gaba.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments