BallinaPolitikAvni Arifi Kërkon Dorëheqjen e Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës Pas Rastit...

Avni Arifi Kërkon Dorëheqjen e Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës Pas Rastit të Arlinda Zekajt

- Advertisement -

Anëtari i Aleancës, Avni Arifi, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas zhvillimeve që lidhen me rastin e Arlinda Zekajt.

Arifi, gjatë një konferencë për media, ka kritikuar ashpër konferencën e dy zyrtarëve të lartë të Qeverisë, duke e cilësuar atë si të “poshtër”.

Sipas tij, paraqitja e tyre dëshmoi dështimin në disa nivele të institucioneve që ata drejtojnë. “Konferencë e poshtër, e dy zyrtarëve publikë të Kosovës, në raport me rastin që e ka tronditur çdo qytetar të Kosovës.

Ata dëshmuan se për dështimin në shumë nivele të sistemit që drejtojnë.

Arroganca e tyre, cinizmi i tyre, ishin neveritëse.

- Advertisement -

Ne si Aleancë nuk kemi asnjë konkluzion tjetër se ekziston një përgjegjësi e qartë politike dhe duhet të adresohet nga Qeveria.

Edhe Gërvalla dhe Sveçla duhet të japin dorëheqje.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments