BallinaPolitikSuksesi i Gjykatës Supreme: Patentë-shoferi Konfiskohet Vetëm me Vendim Gjykate

Suksesi i Gjykatës Supreme: Patentë-shoferi Konfiskohet Vetëm me Vendim Gjykate

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për shfuqizimin e dispozitës që lejonte mbajtjen e patentë-shoferit deri në përfundimin e masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit.

Në një video-mesazh të publikuar në Facebook, Ramadani ka uruar qytetarët, duke theksuar se konfiskimi i patentë-shoferit bëhet vetëm me vendim të gjykatës.

Ai ka rikujtuar se këtë qëndrim e kishte shprehur edhe më 31 maj, duke theksuar se Policia nuk mund ta konfiskojë patentë-shoferin jashtë autorizimeve ligjore. “Urime qytetarëve.

Shteti ligjor mbi të gjitha.

Më 31 maj, ju kam thënë që patentë-shoferi nuk do të konfiskohet nga Policia.

- Advertisement -

Konfiskimi bëhet vetëm me vendim gjykate.

Sot u raportua se Gjykata Supreme e vërtetoi këtë.

Urime qytetarëve.

Shteti ligjor mbi të gjitha,” ka shkruar Ramadani.

Gjykata Supreme ka konstatuar se mbajtja e përkohshme e patentë-shoferit nga Policia nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë, ndërsa masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit mbetet e ndarë nga mbajtja fizike e dokumentit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments