BallinaPolitikZbulimi i Hershëm i Kancerit të Gjirit: Rëndësia e Kontrollit të Rregullt...

Zbulimi i Hershëm i Kancerit të Gjirit: Rëndësia e Kontrollit të Rregullt për Gratë në Kosovë

- Advertisement -

Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit vazhdon të jetë një nga mesazhet kryesore të fushatave për ndërgjegjësimin e grave.

Kontrolli i rregullt shëndetësor dhe aksesimi në shërbime diagnostikuese janë thelbësore për rritjen e mundësive për trajtim dhe mbijetesë.

Në kuadër të 20-vjetorit të ecjes simbolike për mbështetje të grave të prekura nga kanceri i gjirit, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit, JETA-VITA, organizoi manifestimin tradicional, ku folën presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Presidentja Shiroka-Pula theksoi se mesazhi kryesor i këtij aktiviteti është rëndësia e zbulimit të hershëm, duke bërë thirrje që gratë të mos i shtyjnë kontrollet shëndetësore nga frika apo mungesa e informacionit. “Sot jemi bashkë për ta përcjellë mesazhin e qartë: se zbulimi i hershëm shpëton jetë.

Kanceri i gjirit prek shumë gra dhe familje.

- Advertisement -

Përballja me këtë sëmundje kërkon guxim, kujdes dhe mbështetje, por kërkon edhe ndërgjegjësim.

Asnjë grua nuk duhet ta shtyjë kontrollin shëndetësor nga frika apo mungesa e informacionit,” deklaroi ajo.

Ajo informoi se, sipas të dhënave të Klinikës së Onkologjisë, çdo vit në Kosovë identifikohen rreth 450 deri në 460 gra me kancer të gjirit. “Sipas Klinikës së Onkologjisë, çdo vit identifikohen rreth 450 deri në 460 gra me kancer të gjirit.

Prandaj, ndërgjegjësimi dhe kontrollet e rregullta janë të rëndësishme.

Zbulimi i hershëm rrit mundësinë për trajtim të suksesshëm dhe mbijetesë.

Duhet të synojmë që sa më shumë gra ta zbulojnë sëmundjen në fazat e para,” tha Shiroka-Pula.

Presidentja theksoi se për këtë qëllim nevojiten kontrolle të rregullta, informim i vazhdueshëm dhe shërbime shëndetësore të qasshme për të gjitha gratë. “Për këtë, nevojiten kontrolle të rregullta, informim i vazhdueshëm dhe shërbime shëndetësore të qasshme për të gjitha gratë.

Mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore.

Nëpërmjet mamografive mobile, shërbimet po afrohen edhe te gratë në komuna ku mungojnë këto pajisje.

Kujdesi për shëndetin nuk duhet të jetë çështje vetëm e Muajit Rozë.

Ai duhet të jetë pjesë e angazhimit gjatë gjithë vitit,” tha ajo.

Ajo u bëri thirrje grave që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të mos i neglizhojnë kontrollet, duke i inkurajuar që të kërkojnë këshilla nga profesionistët shëndetësorë dhe të nxisin edhe gratë e tjera të veprojnë njësoj. “Prandaj sot u bëj thirrje të gjitha grave: mos e neglizhoni shëndetin tuaj!

Kontrollohuni me kohë, bisedoni me profesionistët shëndetësorë, inkurajoni edhe gra të tjera që të kujdesen për veten,” tha presidentja.

Shiroka-Pula theksoi se ecja simbolike është edhe një shprehje solidariteti me gratë që aktualisht po trajtohen nga kjo sëmundje, ato që e kanë kaluar atë, si dhe familjet që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur. “Të dashura gra, sot jemi këtu edhe për t’ju dhënë mbështetje atyre që po përballen me këtë sëmundje.

Jemi pranë grave që po trajtohen, pranë atyre që e kanë kaluar këtë betejë, jemi edhe pranë familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur.

Le ta shndërrojmë këtë marsh në një zotim të përbashkët: të flasim më shumë për parandalimin, të kërkojmë kontrolle të rregullta, sepse pas çdo kontrolli mund të qëndrojë një mundësi për zbulim të hershëm dhe pas çdo zbulimi të hershëm një mundësi më e madhe për jetë.

Mos harroni, nuk është vetëm Muaji Rozë, por është tërë viti,” tha ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments