“Shiu i Halloween.
Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm”, është komenti i Edi Ramës, i shoqëruar me pamje nga protesta para zyrës së tij, një mesazh i postuar në grupin e Whatsapp-it.
Ai ka ndarë imazhe nga Bulevardi, ku duken pak njerëz në orët e pasdites, duke e lidhur këtë me ditën e Halloween me një ton ironik.
Protesta e kësaj të shtune, e thirrur nga Partia Demokratike, vazhdoi paralelisht me grumbullimin e studentëve, e cila nisi që në orët e paradites.
Fillimisht ata u grumbulluan para Ministrisë së Arsimit dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
